×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kërkesë BE-së: Në marrëveshjen me Serbinë të përfshihet edhe njohja nga pesëshja europiane

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë në Samitin virtual të Parisit se Kosova do të angazhohet në dialogun me Serbinë bazuar në disa parime.

    Në njërën nga to ai ka pasur kërkesë nga Bashkimi Europian që në marrëveshjen finale me Serbinë të sigurohet edhe njohja e pesëshes europiane të cilat ende refuzojnë shtetësinë  e Kosovës.

    ”Bazuar në këto parime, Kosova do të angazhohet në dialog me objektiva të qarta, bazuar në të cilën duhet të arrihet Marrëveshja:

    1. Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Paqes midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të rezultojë në njohje reciproke. Pa një përfundim të tillë të këtij procesi Marrëveshja nuk mund të ketë sukses. Njohja e ndërsjellë midis dy vendeve është mënyra e vetme për të normalizuar marrëdhëniet dhe shtruar rrugën për të dy vendet për integrimin në BE.
    2. Rezultati i kësaj marrëveshje duhet të jetë gjithashtu detyrimi i BE-së për të përfshirë njohjen e Kosovës nga pesë vendet e mbetura të BE-së.
    3. Anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara duhet të jetë gjithashtu pjesë e rezultatit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo natyrisht nënkupton zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar.
    4. Ndjekja e anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare dhe hapja e qartë e perspektivës evropiane për Kosovën është objektivi ynë dhe apeli ynë krahas këtij procesi.
    5. Dhe e fundit, personat e humbur dhe viktimat e të gjitha formave të dhunës, dëmeve të luftës, viktimave, çështjeve të shqetësimit tonë maksimal në këtë proces. Asnjë normalizim nuk mund të bëhet më përpara se të vijë deri në momentin e duhur.

    Bazuar në këto parime dhe objektiva, Republika e Kosovës është e gatshme të jetë një partner konstruktiv dhe bashkëpunues në dialogun duke arritur një Marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese”.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.