×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Prokurorët kërkojnë tri vjet burgim për 93 vjeçarin pas krimeve në Luftën e Dytë Botërore

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Prokurorët në Gjermani të hënën kanë kërkuar tre vjet burgim për ish-rojtarin e një kampi nazist përqendrimi, për të cilin kanë thënë se “pa dyshim” ishte pjesëmarrës i vrasjes së më shumë se 5.000 personave gjate Luftës së Dytë Botërore.

    Në gjykimin e 93-vjeçarit, që mund të jetë edhe i fundit ndaj një rojtari nazist që ende është gjallë, Bruno Dey akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e 5.230 njerëzve, kur punonte në kampin “Stutthof” afër Gdanskut të sotëm.

    Dey, i cili u paraqit në gjyq në karrocë dhe me një kapelë të zezë, ka mohuar fajin për atë që ka ndodhur në kamp.

    Por prokurori kryesor, Lars Mahnke ka thënë se Dey kishte qenë në dijeni për “vrasjen masive të organizuar nga shteti” që po ndodhte rreth tij, dhe se do të duhej të kishte zbritur nga kulla e vëzhgimit dhe të kishte dorëzuar armët, transmeton KOHA.

    Mbrojtja e Deyit ka insistuar se ai nuk iu ka bashkuar SS-së vullnetarisht para se të shërbente në kampin nga gushti i vitit 1944 deri në prill të vitit 1945, por kishte përfunduar në detyrë të rojtarit për shkak të problemeve me zemër, për të cilat e kishin përjashtuar nga shërbimi në front.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.