×
  • Vip
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kanye West kandidat për president të ShBA-së këtë vit, merr mbështetje nga Kim e Elon Musk

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Reperi Kanye West ka thënë se po kandidon për president të SHBA-ve në zgjedhjet e këtij viti, duke garuar kështu kundër Donald Trump, për të cilin ai është shprehur shpesh se e admiron.

    Madje, Kanye siguroi edhe votat e Kim Kardashian dhe sipërmarrësit Elon Musk, të cilët treguan publikisht mbështetjen e tyre.

    Por kjo nuk është hera e parë që West shpreh dëshirën për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë. Në MTV Video Music Awards 2015, ai tha se kishte vendosur të kandidonte për president në vitin 2020. Por nëntorin e kaluar ai e shtyu datën, duke thënë se do të garonte në zgjedhjet e vitit 2024.

     

    Megjithatë është ende e paqartë nëse Kanye po kandidon vërtet.

    Ai nuk duket se e ka regjistruar emrin e tij në Komisionin Federal të Zgjedhjeve (FEC) për zgjedhjet e nëntorit. Emri më i përafërt me të tijin që tregon data baza e FEC është një kandidat i quajtur “Kanye Deez Nutz West”.

    “Ne tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!” –shkroi ai në Twitter.

    Menjëherë pas këtij postimi, ylli i shout televiziv “Keeping Up with the Kardashians”, Kim Kardashian West, e cila i ka katër fëmijë me reperin, North, Saint, Chicago dhe Psalm, e ripostoi mesazhin e burrit të saj të shoqëruar me simbolin e flamurit amerikan. Telegrafi.

     

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.