×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka tregon nëse mund të prekemi dy herë nga COVID-19

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Mikrobiologu Lul Raka ka reaguar pas rasti kur një qytetari nga Kosova është infektuar për herë të dytë me coronavirus.

    Raka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pos rastit të përshkruar dje në Kosovë, ka edhe raste tjera shumë të rralla në botë që kërkojnë analizë të detajuar.

    bimet humane në laborator. Strishot e nazofaringut apo të grykës që përdoren për diagnozë, mund të sjellin sasi të ndryshme të virusit, varësisht se ku bëhet mostrimi dhe si bëhet ai.
    Postimi i plotë i mikrobiologut Raka:

    “A MUND TË PREKEMI DY HERË NGA VIRUSI SARS-CoV-2?

    Pos rastit të përshkruar dje në Kosovë, ka edhe raste tjera shumë të rralla në botë që kërkojnë analizë të detajuar.

    Virusi që shkakton COVID-19 ka shumë të panjohura!

    Sot, në botë ka shumë pak raste të “rikthimit” të virusit dhe sëmundjes, prandaj nuk mund të nxirren konkuza gjithëpërfshirëse dhe ende nuk ka përgjigje të plotë shkencore. Ekzistojnë vetëm supozime të mundshme të këtij skenari.

    Sistemi imunitar është qendra e pyetjeve më të rëndësishme të Koronaviruseve. Antitrupat, që prodhohen pas infeksionit ngjiten për virusin për ta ndaluar atë. Kontribut në luftën kundër virusit japin edhe qelizat T, të cilat i sulmojnë qelizat e infektuara me virus.

    Sa zgjat imuniteti pas prekjes me COVID-19 nuk e dijmë. Por, katër llojet e tjera të koronaviruseve që shkaktojnë flamën lënë imunitet afatshkurtër, sepse disa pacientë janë riinfekuar me flamë brenda vitit. Të SARS dhe MERS antitrupat kanë zgjatur më shumë (1-2 vjet).

    Cilat janë supozimet kryesore të rikthimit të virusit?

    1. DIAGNOZA- GABIMET NË LABORATOR

    Një shkak i mundshëm janë gabimet humane në laborator. Strishot e nazofaringut apo të grykës që përdoren për diagnozë, mund të sjellin sasi të ndryshme të virusit, varësisht se ku bëhet mostrimi dhe si bëhet ai.

    Gabimet laboratorike përcillen me rezultate të rrejshme pozitive ose negative.

    2. RIINFEKTIMI I VËRTETË

    Për të dëshmuar vërtetë reinfektimin dhe për ta dalluar nga nxjerrja afatgjate e virusit që vazhdon nga infeksioni i parë, duhet të bëhet sekuencionimi i të dy mostrave të pacientit. Përmes kësaj metode mund të dëshmohet se a janë gjenetikisht të ndryshëm të dy viruset tek i njejti pacient. Po ashtu, duhet përcjellë edhe simptomat dhe kohëzgjatjen e reinfeksionit.

    Gripi dhe infeksioni me virusin respirator sincicial (VRS), janë dy sëmundje që mund të përsëriten. Madje, VRS mund të ndodh disa herë brenda një sezoni të dimrit.

    3. REZERVUARI NË TRUPIN E NJERIUT

    Sipas këtij opcioni, virusi asnjëherë nuk është larguar nga trupi dhe kjo është vazhdimësi e tij. Pacienti ka nxjerrje të prolonguar sporadike të ARN-së virale. P.sh. në feces, virusi është gjetur 33 ditë pas infeksionit, por nuk është gjetur gjatë kësaj kohe në traktin respirator.

    Riaktivizimi është një dukuri që vërehet te disa viruse si p.sh. te herpesi dhe HIV. Këto viruse e kanë periudhën e latencës (qetësisë), kur integrohen në ADN-në e strehuesit. Por, koronaviruset që shkaktuan SARS dhe MERS nuk kanë fazë latente dhe nuk ka dëshmi për këtë gjë.

    Mbase këtu mund të përmendet edhe përgjigja e vonshme imunitare, e cila është më serioze te disa pacientë. Këto raste, të cilat duken si “kronike”, mund të flasin për virusin që nuk është pastruar ende nga trupi i pacientit”, ka shkruar Raka.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.