×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rama dhe Hoti dakordohen që mbledhja e dy qeverive të mbahet në gjysmën e dytë të shtatorit

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se e ka mirëpritur me kënaqësi homologun e tij nga Kosova Avdullah Hotin në Tiranë.

    Rama, në konferencën e përbashkët për media, njoftoi se me Hotin janë dakorduar që mbledhja e ardhshme e dy qeverive të mbahet në gjysmën e dytë të muajit shtator – nëse situata me pandeminë përmirësohet.

    “Ishte kënaqësi si gjithmonë mirëpritja për çdo kryeministër të Kosovës dhe sot për kryeministrin Avdullah Hoti në Tiranë, edhe pse për arsye të rrethanave të jashtëzakonshme që i dini u takuam 48 orë më parë në Prishtinë”.

    “Sidoqoftë sot kemi mundësi të flasim më në detaje lidhur me të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe do të vazhdojmë edhe pas kësaj konference të diskutojmë, ndërkohë që jemi dakorduar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me Covid-19 të na mundësojë një gjë të tillë në gjysmën e dytë të shtatorit”.

    Ai ka njoftuar se në takimin e sotëm janë marrë vesh edhe për organizimin e kongresit të parë të kryetarëve të komunave të Shqipërisë dhe Kosovës, njofton kk.

    “Ashtu siç jemi dakorduar edhe për një event tjetër të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata me Covid-19 do të na mundësojë këtë në Tiranë në Pallatin e Kongreseve në muajin nëntor. Dëshirojmë që bashkërisht, Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës, të sponsorisojmë kongresin e parë të autoriteteve vendore i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional ku kryetarët e bashkive, apo komunave siç quhen në Kosovë, të vijnë dhe të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e poroblemeve komunitare dhe patjetër edhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e mirëqeverisjes vendore”.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3798533053492509/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.