×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Shpallja e pavlefshme e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, lajm jo i mirë dhe dekurajues

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka shprehur keqardhjen për shpalljen nga Gjykata Kushtetuese si të pavlefshëm të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me të cilin parashihej ngritja e pagave për profesionistët shëndetësorë të sektorit publik shëndetësor.

    “Shpallja e këtij ligji si të pavlefshëm, ndonëse kundërshtimet lidheshin më shumë me sektorët e tjerë, përbën një lajm jo të mirë dhe dekurajues për profesionistët shëndetësor. Ne e kuptojmë këtë edhe sikur ata të mos e shprehin vet”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

    Shefi i kësaj dikasteri qeveritar Armend Zemaj megjithatë thotë se do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    “Megjithatë, me gjithë mirëkuptimin e plotë ndaj zhgënjimit që mund ta kenë profesionistët shëndetësorë me epilogun e këtij ligji, si institucione dhe shoqëri jemi të obliguara që të zbatojmë vendimet e institucioneve tona shtetërore, në këtë rast vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

    “Kjo nuk nënkupton që me këtë akt, ka përfunduar çdo gjë rreth angazhimeve për përmirësimin e pozitës materiale të profesionistëve shëndetësor, sepse, Ministria e Shëndetësisë do ta ndërmarrë hapa në drejtim të zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejt me Odat e profesionistëvë shëndetësor, Sindikatat dhe mekanizmat e tjerë, me qëllim që të gjejmë rrugën më të mirë dhe më adekuate për të shtyrë para dhe mbrojtur interesat e profesioneve mjekësore”.

    Zemaj thotë se “pandemia dhe puna që personeli shëndetësor kanë treguar gjatë kësaj kohe është një argument më shumë për të bindur edhe të tjerët se është e domosdoshme që nismat ligjore për përmirësimin e statusit social të punonjësve shëndetësorë janë të domosdoshme”.

    “Prandaj, jo nga sot, por nga dje, ne jemi të angazhuar që në bashkëpunim me Qeverinë të shohim cila do të jetë alternativa më e mirë që punonjësve shëndetësor t’u respektohen të drejtat e tyre dhe të trajtohen me dinjitet brenda shoqërisë sonë”.

    “Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje të gjithëve në sektorin shëndetësor që të vazhdojnë sikurse deri më tani, që më pjekurinë më të lartë profesionale, përkushtim dhe angazhim të menaxhojnë me rastet pozitive të Covid-19, që vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik të popullatës tone”.

    “Suksesi në menaxhimin e pandemisë Covid-19 do të jetë argumenti ynë më i fuqishëm për të mbështetur një ligj që as nuk do të kontestohet nesër nga ndonjë  komunitet apo gjykatë, por edhe i cili do të jetë i zbatueshëm dhe do të mbroj interesat e profesionistëve shëndetësor”.

    Ai i ka siguruar të gjithë punëtorët shëndetësorë që do të qëndrojë pranë tyre dhe do të përpiqet për përmirësimin e pozitës së tyre.

    “I siguroj punëtorët shëndetësor dhe qytetarët se do të jemi bashkë në secilën sfidë dhe do t’ia dalim, pavarësisht pengesave të natyrave të ndryshme, të cilat mund të shfaqen gjatë rrugës tonë drejt luftimit të Covid-19, por edhe drejt përmirësimit të pozitës së punonjësve shëndetësor në vendin tonë. Ky nuk është një zotim për ngushëllim, por për ta mbajtur dhe për të punuar në realizimin e tij”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.