×
  • Lajme
  • Lajme

    KRU ‘Prishtina’ apelon për shpenzim racional të ujit të pijshëm

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë apel për shpenzim racional të ujit të pijshëm.

    Për shkak të rritjes enorme të konsumit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë apel te qytetarët që të shpenzojnë në mënyrë racionale ujin e pijshëm.

    “Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veçantë nëpër fshatra”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e KRU “Prishtina”.

    Duke e parë edhe situatën me pandeminë COVID-19 dhe nevojën për higjienë, KRU “Prishtina”, ka kërkuar që të kihet kujdes në shpenzimin e ujit të pijshëm.

    Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”, pa ndërhyrje:

    Sot në botë konstatohet se gjysma e gjithë njerëzve të planetit ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm. Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin. Ai na nevojitet për pije e higjienë, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejtë të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. Hapat që ndërmarrim sot, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë.

    Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen.

    Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese.

    Që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulëta të mos e keqpërdorin.

    Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veçantë nëpër fshatra.

    Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!

    E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.