×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis zbatimi i udhëzimit në pakot e duhanit, duhanpirësit pesimistë se do ketë efekt

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori.

    Tanimë, në territorin e Kosovës nuk mund të hyjnë pako të duhanit të cilat nuk përmbajnë fotografi ilustruese të efekteve negative të duhanpirës dhe vërejtjeve me shkrim.

    Pakot e disa prej tyre tanimë kanë të mbuluar 65 për qind të faqes me vërejtje të kombinuara, ashtu siç parasheh udhëzimi.

    Por në treg gjinden ende pakot e vjetra.

    “Duhet me patjetër të kenë foto dhe vërejtje të kombinuara. Që të mos kemi konfuzione, në treg mund të gjinden gjithsesi paketime që nuk i përmbajnë vërejtjet sepse është dhënë një afat prej 6 muajsh që të shpenzohen produktet të cilat gjenden në treg, që kanë hyrë në Kosovë para një shtatorit. Por nga marsi 2025, nuk lejohet aspak qarkullimi i pakove të duhanit, pa vërejtje”, tha Shkumbin Spahiu, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë

    Spahiu vlerëson se koha prej gjashtë muajsh është e mjaftueshme për përshtatjen e këtij ndryshimi në treg, e ka bindjen se vendimi do ta tregojë efektin e vet.

    “Kjo masë është jashtëzakonisht e dobishme për të ulur numrin e konsumuesve të duhanit sidomos parandalimi i konsumimit të duhanit nga moshat e  reja të cilat fillojnë të eksperimentojnë. Gjithashtu, studimet nga vendet që aplikojnë këto masa kanë ndikuar te duhanpirësit për ta lënë ata. Ne besojmë se do ndikojë në përmimsimin e shëndetit publik në Kosovë”, tha ai.

    E megjithatë, qytetarët janë të ndarë në mendime nëse do të ketë ndikim në uljen e duhanpirësve ky ndryshim në pako cigaresh.

    “Besoj se transformimi i pakove dhe vendosja e fotove në to e parandalon mosnisjen e duhanit nga të rinjt dhe ata që duan të nisin konsumimin e duhanit por për duahnpirësit, s’besoj se do luaj rol të madh në at drejtim”, tha nje qytetar

    “Duhanin e konsumoj qe 30 vjet. Jo, s’do e lë. Kush e ka pasur ndërmend t’ia nisë fotot nuk do ta prandalojnë. E gjeneratat e reja mos t’ia fillojnë, si me foto si pa to”, tha nje tjetër.

    Televizioni ka pyetur edhe Doganën e Kosovës lidhur me sasitë e pakove të duhanit që i përmbahen udhëzimit e që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga kjo datë, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.

    Sipas udhëzimit administrativ tanimë të hyrë në fuqi, të gjitha produktet e duhanit të cilat qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, duhet të përmbajnë vërejtje shëndetësore të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ, në të kundërt qarkullimi i tyre ndalohet.

    Vërejtja e kombinuar në anën e përparme duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe në anën e pasme duhet të jetë në gjuhën serbe.

    Ajo duhet të mbulojë 65% të sipërfaqes së dukshme të anës së përparme dh 65 për qind të sipërfaqes së dukshme të anës së pasme të paketimit njësi dhe të çdo paketimi të jashtëm./RTV Dukagjini/

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar vitin 2006 kur Lëvizja Vetëvendosje e cilësonte Ibrahim Rugovën si...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Sport07 Shtator 2024
    Sonte në Pragë, me fillim nga ora 20:45, do të luhet ndeshja mes Ukrainës dhe Shqipërisë, e vlefshme për xhiron e parë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova, tha se Rugova “me urtësinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.