×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i SHSKUK-së flet për kapacitetet që ka Kosova në përballje me coronavirusin, thotë se ka mjaftueshëm respiratorë

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    I pari i spitaleve të Kosovës thotë se me kapacitetet aktuale situata me coronavirusin është nën kontrollë.

    Drejtori i SHSKUK Basri Sejdiu ka thënë për RTV Dukagjinin se mbushja e kapaciteteve në Klinikën Infektive i kanë detyruar që të zgjerojnë kapacitetet në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë.

    “Nga nesër do të zgjerohen edhe hapësirat në Mjekësinë Sportive ku kemi shtretër me respiratorë në mënyrë që pacientët me gjendje më të rënduar të trajtohen sa më mirë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Sejdiu thotë por në rast nevoje do të shqyrtojnë mundësinë që të zgjerohen hapësirat edhe me spitalet rajonale.

    “Në Klinikën Infektive kemi shtatë respiratorë dhe në Mjekësinë Sportive tash i kemi 32 shtretër të pajisur të gjithë me respiratorë. Varësisht nga nevoja edhe në spitalet rajonale do të futen në përdorim respiratorët”.

    Sejdiu thotë se gjatë javës së kaluar kanë marrë donacion rreth 20 respiratorë dhe sipas tij edhe gjatë kësaj jave pritet të vijnë edhe 20 respiratorë tjerë.

    “Në të gjitha spitalet kemi rreth dy mijë shtretër dhe nuk e kemi problemin e shtretërve. Edhe për respiratorë nuk besoj se do të kemi problem”.

    Drejtori i SHSKUK thotë se spitalet do të marrin përsipër shërbimet terciare dhe sekondare në mënyrë që të  mos sjellin pacientë në Klinikën Infektive.

    Sejdiu thotë se mbajtja e distancës dhe bartja e maskave është mënyra më e lehtë për t’u mbrojtur nga coronavirusi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.