×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Vjosa Osmani pas shkarkimit nga të gjitha pozitat e saj në LDK

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Ish-nënkryetarja e LDK-së, njiherit edhe kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar rreth shkarkimit të saj nga të gjitha pozitat e LDK-së, shkruan Front Online.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se u diferencoi dhe u shkarkuar sepse ka mbajtur fjalën e dhënë.

    “Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër. Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë. “, ka shkruar Osmani.

    Postimi i plotë:

    Po përjashtohem e diferencohem sepse:
    Thashë kurrë me të korruptuarit, dhe ashtu mbeti;
    Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti;
    Thashë se nuk do ta përkrahë asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti.
    Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti;
    Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti;
    Pra, u diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalen.
    U diferencova edhe për shkak se jam grua, sepse asnjë nënkryetar burrë në të kaluarën, edhe kur kanë kundershtuar e vepruar kundër vendimeve të partisë, nuk janë përjashtuar.

    Por, të dashur qytetarë të Kosovës, sistemet që themelin mbi të cilin qëndrojnë e kanë diferencimin, janë gjithnjë të destinuara të dështojnë. Kështu ka qenë në të kaluarën, e kështu do të jetë edhe tash e tutje, të jeni të bindur. Prandaj po e përsëris atë që e kam thënë në Kuvend më 25 mars:

    Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e të qenit parimor. Unë e kam provuar në lëkurën time më shumë se njëherë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba. E, unë nuk përtoj t’u rrekem këtyre pengesave për ta bërë të dukshme dritën, edhe nëse kjo nuk kuptohet nga disa mendjeshkurtër që sot votuan për përjashtimin e diferencimin tim. Por është një udhë që unë e kam ndjekur këto 20 vjet e ajo është udha që ta shtron besimi qytetarë dhe asaj nuk e kam ndërmend t’i ndahem kurrë. Në secilën betejë, do të jem me qytetarët, deri në fund.

    I falenderoj 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që nuk u bënë pjesë e këtij diferencimi politik. Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve. Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër. Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë.

    Bring it on! ??

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Për më pakë se pesë muaj 11 qytetarë i kanë dhënë fund jetës në Kosovë duke kryer vetëvrasje në forma të ndryshme....
    Lajme26 Maj 2024
    Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i...
    Lajme26 Maj 2024
    “International Crisis Group” (ICG), që për mision ka parandalimin e konflikteve në botë, ka dal me një draft-raport sa i përket sigurisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Numri i personave nga Maqedonia e Veriut të dëbuar nga Gjermania këtë vit është dukshëm më i lartë krahasuar me vitin e...
    Kronika26 Maj 2024
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 572 gjoba trafiku. Kështu njofton raporti 24 orësh i...
    Lajme26 Maj 2024
    Ai më tutje tregon se edhe kur investitorët amerikanë kanë ardhur për të investuar në vendin tonë kanë hasur në barriera të...
    Vip26 Maj 2024
    Mbrëmë (e shtunë) ishte finalja e madhe e Big Brother Vip Albania dhe fituese e çmimit të madh ishte Egla Ceno. Gjatë...
    Lajme26 Maj 2024
    Naim Dedushaj nga rrjeti i bizneseve të diasporës në Kosovë tregon se në të kaluarën ka pasur shumë lehtësira për prodhuesit kosovare...
    Kronika26 Maj 2024
    Një grua në Ferizaj është raportuar se ka goditur me mjet të fortë vajzën e saj të mitur. Siç bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.