×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli sulmon Isa Mustafën: Erdhi me manipulime në krye të LDK-së, qytetari do ia tregoj vendin

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se masat që janë ndërmarrë nga LDK-ja ndaj tij pasi nuk ka votuar në formimin e Qeverisë Hoti janë të papranueshme dhe skandaloze.

    “Masat të cilat i ka paraparë Isa Mustafa dhe grupi për rreth vetes që ka janë masa që i përngjajnë masave të sistemeve të kaluara, janë masa të papranueshme dhe skandaloze. Një person që nuk është në pozitë me vota qe pesë vite po tenton të merr masa ndaj atyre të cilët e kanë besimin e qytetarëve”.

    Avdyli deklaroi se ka kolegë të tij brenda LDK-së beson se do ta ngrisin zërin jo për atë dhe të tjerët por për vlerat e LDK-së

    “Mendoj se qytetari i Kosovës  dhe votuesi i LDK-së e kanë kuptuar se këta njerëz pra Mustafa dhe grupi i tij nuk janë duke funksionuar me vlerat e mirëfillta që e kanë karakterizuar LDK-në”.

    “Ky person me manipulime dhe me ndryshme ka arritur të jetë në krye të LDK-së. Por me rëndësi është se qytetari i Kosovës dhe votuesi është me ne, ne vetëm atyre iu japim llogari”.

    “Qytetari do t’ia tregoj vendin Isa Mustafës dhe të gjithë neve kur vjen momenti tek kutia e votës. Nëse mendojmë se ai e ka mirë atëherë qytetari do të vendos”.

    “Në LDK ka burra dhe gra shumë të mirë që nuk do të lejojnë urdhra  të tillë, besoj se kolegët me vullnet të mirë që janë do ta ngritin zërin jo për neve por për vlerat që përfaqëson LDK-ja”, ka thënë Avdyli për klankosova.tv.

    Ai deklaroi se ka votuat kundër largimit të Vjosa Osmanit, nga pozita e nënkryetares së LDK-së, pasi sipas tij ajo nuk e meriton këtë, pasi tha se ajo më së miri i përfaqëson votat e votuesve të LDK-së.

    Gjithashtu edhe Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi,  ka thënë se partia e tij ka filluar të hakmerret ndaj tij padrejtësisht dhe ndaj deputetëve që s’e votuan Qeverinë Hoti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.