×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Efektet e pandemisë në Itali, ISTAT: Pritet të ulet jetëgjatësia nga 2-5 vite

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Sigurisht pandemia e COVID-19 ka ndikuar shumë në shoqëri, ku efektet më të mëdha shfaqen në shtetet më të prekura.

    Sipas të dhënave të publikuara nga ISTAT në Itali, koronavirusi ka ndikuar në jetëgjatësinë e popullsisë ku në zonat veriperëndimore për vitin 2020 jetëgjatësia pritet të ulet me dy vite, nga 84 në 82.

    Ndërsa në provincat e Bergamos dhe Cremonës, 2 nga vendet më të prekura në gadishullin Apenin, jetëgjatësia pritet të ulet me 5 vite në rastin më të keq të parashikuar nga raporti i ISTAT.

    Këto statistika duket se e dërgojnë provincën e Bergamos 20 vite prapa në vitin 2000 teksa shënohen të njëjta shifra jetëgjatësie.

    Gjithashtu në këtë raport përfshihen dhe humbje të mundshme në një kohë afatgjatë.

    Ajo ka të bëjë me “trashëgiminë demografike”, pra vitet e jetës së banorëve në një territor të caktuar bazuar në jetëgjatësinë.

    Humbjet më të mëdha, sipas skenarit të ISTAT, do të regjistrohen në provincat e Milanos, Bergamo dhe Brescia në veçanti.

    Në terma përqindje do të kishte disa provinca veriore ku ulja do të ishte midis 5 dhe 10%.

    Kjo nuk është e vërtetë për Italinë qëndrore dhe jugore, ku, me përjashtim të Puglia, Kalabria dhe Sardenja, do të kishte zero impakt ose në shumë raste edhe ndryshime pozitive në trashëgiminë demografike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një 15-vjeçar polak ka përfunduar në Spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kryeqyteti i Tajvanit, Taipei, e shndërroi qytetin në një arenë stërvitjeje të sigurisë kombëtare. Në orën 13:30 të ditës së enjte, celularët...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzi dhe të drejtave të tyre është...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor në aksionin kundër spiunazhit të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Ka nisur edhe seanca e radhës konstituive, ku sot u shënuan 48 shosh. Deputetët e zgjedhur po tentojnë që të arrijnë funksionalizimin...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha, ka folur para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit. Berisha foli rreth...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një 15-vjeçar polak ka përfunduar në Spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka përjashtuar mundësinë se subjekti që ky përfaqëson, mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje për të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i betuar i AAK-së, Daut Haradinaj është deklaruar para seancës së 48-të konstituive. Ai thotë se është kryeministri në detyrë, Albin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.