×
  • Lajme
  • Lajme

    Në UP mbahen zgjedhjet, kjo është mënyra e votimit

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, do të mbajë zgjedhjet online, më 21 qershor.

    Në këto zgjedhje do të marrin pjesë shumë organizata studentore.

    E, njëra prej këtyre organizatave studentore është edhe ajo “Studentët për Universitetin”.

    Përfaqësuesi i kësaj organizate, Durim Ibrahimaj, ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, në të cilin shpjegohet ecuria e votimit.

    Zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës, ishin pezulluar, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit në Kosovë.

    Ky vendim është marrë nga Këshilli Drejtues i këtij universiteti, më 12 mars të këtij viti.

    “Të dashur studentë, personel akademikë dhe jo akademikë.  Në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë ligjore, Këshilli Drejtues i UP-së me datë 12.03.2020, ka marrë vendim për pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Prishtinës, deri në një njoftim të radhës së KD-së”, kishte njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryesuesi i Këshillit Drejtues, Ujkan Bajra./Insajderi.org

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.