×
  • Lajme
  • Lajme

    Autoambulanca, donacion i Kosovës arrin në Bujanoc, por Komuna s’mund t’ia vendos logon e shtetit që s’e njeh Serbia

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Autoambulanca e siguruar me anë të donacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga sot do të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Bujanocit, kështu ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit,Shaip Kamberi.

    Ky donacion sot është vendosur para hyrjes kryesorë të objektit të komunës së Bujanocit dhe përfaqësues institucional kanë bërë edhe fotografi para kësaj autoambulance që do të jetë në shërbim të  shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, transmeton Titulli.com.

    “Falënderoj të gjithë ata që qëndruan pranë qytetarëve të Komunës së Bujanocit dhe që ndihmuan përballjen me pandeminë. Faleminderit Kosovë, faleminderit Albin”, është shprehur Shaip Kamberi.

    Qeveria në detyrë e Kosovës përmes një vendimi më 23 prill ka ndarë 200 mijë euro komunës së Bujanocit për të përballuar situatën me COVID-19 .

    Nga ky buxhet komuna e Bujanocit përveç tjerash kishte ndarë 6 milion dinarë për blerjen e një autoambulance të përgatitur me të gjitha pajisjet e nevojshme për transportimin sa më të sigurt të pacientëve të sëmurë, donacion që do t’i dhurohet shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

    Duke i pasur parasysh raportet Kosovë-Serbi për institucionet komunale dhe shtëpinë e shëndetit do të mbetet sfidë vendosja e logos së donatorit (nga populli i Kosovës)  në autoambulancë ngjashëm sikur në donacionet që ka pranuar më herët komuna e Bujanocit. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.