×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Serbia as para takimit në Shtëpinë̈ e Bardhë s’e ndal lobimin kundër Kosovës (Video)

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Serbia të hënën ia dha fjalën emisarit amerikan, Richard Grenell, se do ta ndalë fushatën e ç`njohjeve ndaj Kosovës.

    Veçse në këmbim kërkoi që edhe kjo e fundit ta heqë masën e reciprocitetit ndaj saj dhe ta pauzojë kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

    Deri sa diplomacia kosovare vazhdon ta mbajë fjalën, ajo serbe e shkeli këtë zotim pa kaluar 1 ditë e plotë.

    Ishte Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ai që falënderoi të martën, shtetin e Algjerisë për mosnjohje të shtetit të Kosovës.

    Njohësja e çështjeve politike, Donika Emini, e quan gabim taktik besueshmërinë që pala kosovare tregoi ndaj asaj serbe kur i premtoi se do t`i pezullojë kërkesat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    “Ky është gabim taktik i Kosovës, me faktin se ne jo vetëm që hoqëm reciprocitetin, por me problematika ishte fakti që hoqëm dore nga anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare sepse fushata kundër njohjes se Kosovës ka filluar me UNESCO dhe Interpol”, u shpreh ajo.

    Garancitë e tilla lidershipi kosovar dhe ai serb i shkëmbyen disa ditë para takimit që do të kenë mes vete, me 27 qershor në Uashington.

    Ndryshe prej Eminit, njohësi tjetër i çështjeve ndërkombëtare, Visar Xhambazi, dhënien e këtyre garancive nga pala kosovare nuk e sheh si gabim.

    Ky, sikurse Emini, thotë se diplomacia kosovare duhet t`i respektojë tash premtimet e dhëna karshi SHBA-së, meqë më këtë i bën favor vetës.

    “Përderisa ana Kosovare i respekton të gjitha deklarimet karshi SHBA dhe BE-së mendoj se Kosova është në një pozitë të mirë, por nëse Serbia ndryshon qasje dhe vazhdimisht nuk i përmban të gjitha atyre premtimeve dhe gatishmërive, atëherë mendoj se i shërben në favor Kosovës”, theksoi Xhambazi.

    Të dy analistët janë të pajtimit se takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë nuk do të jetë finale, por që do t`i paraprijë marrëveshjes finale mes dy shteteve./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.