Për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot janë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz.
Në këto homazhe ka marrë pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka thënë se duhet punuar shumë në mënyrë që Kosova të bëhet një vend i dashur për të gjithë.
“Është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, 21 vjet të çlirimit tonë, të popullit tonë të shumë vuajtur. Breza të tërë kanë rënë që ne ta gëzojmë këtë ditë”.
“Për fat të keq ende nuk është dita për atë që kanë rënë këta dëshmorë sepse ata nuk kanë rëndë që ky vend të jetë i lirë, por edhe të ketë mirëqenie”.
“Urojmë që vitet tjera t’i presim më mirë, ta duam njëri-tjetrin dhe të kemi unitet ndaj njëri-tjetrit”.