×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çmimi i naftës bie në 40 dollarë, tregtarët kanë frikë nga vala e re COVID-19

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Çmimet e naftës ranë sot në 40 dollarë në tregjet ndërkombëtare, për shkak të rasteve të reja me koronavirus, të cilat lanë në plan të dytë premtimet për rezultate pozitive të testit të ilaçeve kundër kësaj sëmundjeje.

    Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie nafte ra me 61 centë në krahasim me mbylljen e mëparshme, ose 40.35 dollarë. Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua me 74 centë më pak ose 37.64 dollarë, transmeton lajmi.net.

    Mbështetja e çmimeve sigurohet nga raportet e mediave që kabineti i presidentit të SHBA-së Donald Trump është duke përgatitur një paketë masash prej 1 trilion dollarësh që parashikon ndërtimin e infrastrukturës për të forcuar ekonominë në kohën e krizës së koronavirusit.

    Tregtarët gjithashtu kanë frikë nga përshkallëzimi i tensioneve në Gadishullin Korean, pasi që Koreja e Veriut refuzoi një ofertë nga fqinji i saj jugor për të dërguar një emisar special dhe njoftuan dërgimin e trupave në zonën kufitare të demilitarizuar.

    Tendenca në rënie e çmimeve mbizotëroi për shkak të rasteve të reja të infeksionit koronavirus. Kështu, Pekini anuloi fluturime të shumta dhe mbylli shkollat, në mënyrë që të ndalonte përhapjen e virusit në valën e re të epidemisë, e cila përsëri shtyu në ballë shqetësimet për kërkesën për energji.

    Pritjet e drejtuesve të kompanive aziatike ranë në tremujorin e dytë në nivelin më të ulët në 11 vjet, sipas studimit të Reuters dhe INSEAD. Dy të tretat e të anketuarve besojnë se rreziku më i keq në gjashtë muajt e ardhshëm do të jetë përkeqësimi i pandemisë COVID 19.

    Pandemia ka penguar aktivitetin ekonomik dhe kështu kërkesën për naftë. Kështu, importet japoneze të naftës u mbytën në nivelin e tyre më të ulët në gati tre dekada në maj. Japonia është blerësi i katërt më i madh i naftës në botë.

    Analistët nga Standard Chartered paralajmërojnë për rrezikun e rënies së çmimeve në planin afatmesëm, ndërsa lajm i mirë është se rezultatet e provave klinike kanë treguar që deksametazoni kortikosteroid uli shkallën e vdekjes me një të tretën ndër të prekurit nga COVID-19, sipas Reuters.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.