×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujeva kërkon nga qytetarët të aplikojnë masat mbrojtëse kundër virusit

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Komunarët e Podujevës kanë kërkuar nga qytetarët, zyrtarët e administratës e personelit mjekësor të aplikojnë masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

    Në mbledhjen e Shtabit Emergjent që është mbajtur sot, është thënë se listës së personave të prekur nga ky virus të martën i janë shtuar edhe katër persona nga Komuna e Podujevës. Nënkryetari, Nexhmi Rudari, ka thënë se rastet e reja vijnë si pasojë e mosrespektimit të masave.

    “Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, u tha se pas testimeve të kryera në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK të martën kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 katër persona nga tri fshatra të komunës së Podujevës. Dy persona, që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus janë nga fshati Konushec dhe nga një në fshatrat Dumnicë e Poshtme dhe Gërdoc”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

    Pas konfirmimit të këtyre rasteve janë vizituar nga ekipi mjekësor i triazhimit familjet e të infektuarve dhe është bërë dezinfektimi i shtëpive ku banojnë ata.

    “Nënkryetari Rudari tha se pas rasteve të fundit të infektuarve me COVID19, jo vetëm në komunën tonë, vijnë si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për zbatimin e masave mbrojtëse. Gjatë takimit u tha se policia dhe inspektorët komunalë të koordinojnë aktivitetet në teren dhe të kryejnë inspektime të vazhdueshme në lokalet dhe objektet hoteliere dyqane e biznese të ndryshme, në mënyrë që të përcjellin respektimin e masave mbrojtëse, distancën sociale dhe bartjen e maskave”, thuhet tutje në këtë njoftim. “Gjithashtu u kërkua që punëtorët e administratës komunale, punëtorët shëndetësorë dhe të institucioneve të tjera, të respektojnë masat mbrojtëse dhe të pajisen me maska e dezinfektues. Shtabi komunal apelon te qytetarët, që pavarësisht lehtësimit të masave, të vazhdohet me respektimin e rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja, duke aplikuar masat mbrojtëse, shmangien e vizitave dhe tubimeve të panevojshme dhe ruajtjen e distancës sociale”.

    Në Komunën e Podujevës deri tash kanë rezultuar pozitivë 23 persona me COVID-19, ku njëri prej tyre ka vdekur duke u regjistruar kështu si viktima e parë në Kosovë. Aktualisht janë 11 raste aktive.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.