×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Në asnjë moment nuk jam penduar që nuk votova Hotin, kjo nuk është qeveri e LDK’së

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se pavarësisht gjithçkaje do të jetë në krye të detyrës për ti shërbyer vendit deri në pikën e fundit.

    Sipas anëtares më të votuar të LDK-së në zgjedhjet e tetorit 2019, ajo është rritur në një familje ku kontributi ndaj Kosovës ka qenë parësor.

    “Pa asnjë dilemë do të jem këtu dhe do të luftoj deri në frymën e fundit. Por dilema nuk ka të bëjë me hallet e tua. Mirëpo secili politikan duhet ta bëjë nëse mund ti ndihmoj vendit tim duke qenë këtu apo diku tjetër? Unë që vij nga bota akademike ja bëj vetes në përfundim të çdo mandati. Ku është vendi ku mund ti ndihmoj vendit tim dhe nuk është dilemë a duhet të vazhdoj. Jam rritur në një familje që ka dhënë kontributin e saj për vendin”, tha Osmani në Syri TV.,

    Në pyetjen se sa popullore është LDK për momentin ajo është përgjigjur kështu.

    “Nuk bëj matje të tilla. Pyetja që i shtroj vetvetes është nëse jam duke thënë të vërtetën, a jam me përputhje me ndërgjegjen? Zakonisht kur përgjigja është po edhe mbështetja popullore vazhdon. Është tejet me rëndësi që në këto ditë të vështira të bëjmë të pamundurën për të dhënë shembullin për mbrojtjen e të vërtetës, moralit, mbajtjes së fjalës”, u përgjigj kryetarja e Kuvendit.

    Osmani u shpreh e dëshpëruar lidhur me qeverinë e Kosovës e me atë çfarë u është premtuar qytetarëve para zgjedhjeve të 6 tetorit.

    “Ne kemi qenë të qartë para qytetarëve. Kemi treguar se me kë do të bëjmë koalicion e me kë nuk do të bëjmë. Kemi synuar bashkëpunim me ata që nuk kanë abuzuar me pushtetit. Asnjë nga këto nuk shihet në qeverinë që është votuar në Kuvend së fundmi”, tha Vjosa Osmani.

    E pyetur nëse është penduar që nuk votoi qeverinë Hoti, Osmani u përgjigj prerazi: “Në asnjë moment”.

    Sipas Osmanit, kjo nuk mund të quhet qeveri e LDK.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.