×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i përgjigjet Thaçit: Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë në Uashington

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë në Uashington, ka thënë sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai në këtë mënyrë iu përgjigj raportimeve se njohja reciproke do të jetë epilogu i marrëveshjes përfundimtare.

    Vuçiq ka thënë se Serbinë e pret një periudhë e vështirë por se njohja reciproke nuk vjen në shprehje, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.

    “Që Serbia e njeh Kosovën, më vjen turp që që në mënyrë serioze të përgjigjem në këtë pyetje. Në vjen turp ngase kjo flet për ata njerëz më shumë sesa për neve. Kjo as nuk do të jetë temë as që nuk do ta lejojmë. Por kjo flet më shumë se çka disa të tjerë do të bënin dhe çka veç kanë bërë. Pra nesh është një periudhë jo e lehtë, vjen emisari Lajçak. Me Putinin kam biseduar dje kemi pasur një bisedë të thellë, ta shohim si do të shkojë”, u shpreh ai.

    Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës ka thënë se Washingtoni e ka të qartë se procesi i bisedimeve është për njohje reciproke.

    Ndërkohë sot për vizitë në Kosovë po qëndron përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak. Ai pasdite pritet të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.