×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria vendos: Nga 22 qershori hapen të gjithë kufijtë tokësorë

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Qeveria e Kosovës  në mbledhjen e sotme ka votuar pro për hapjen e disa pikave të tjera të kufijve tokësorë në vend, raporton Front Online.

    Më 22 qershor pritet që të hapen edhe pikat kufitare në Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë, pika këto që vazhdojnë të jenë të mbyllura.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë prezantimit të tij, ka kërkuar që ky vendim të hyjë në fuqi menjëherë,  dhe i cili do të fillojë të zbatohet më 22 qershor.

    “Kërkesa e MSH-së konsiston të plotësohet të ndryshohet pika e pestë e qeverisë në të cilën ne paraprakisht kishim përcaktuar pikat kufitare që u hapën më parë dhe është parë e domosdoshme që për shkak të fluksit të madh i qytetarëve që të hapen edhe pikat e tjera, Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë. MSH-ja parasheh që gradualisht të hapen edhe pikate tjera kufitare. Ajo çka kisha dashur që ju kisha lutur që të jetë e përcaktuar që ky vendim të hyjë në fuqi më 22 qershor të këtij viti”, deklaroi Zemaj, raporton Front Online

    Poashtu Zemaj ka  kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha rekomandimet e MSH-së dhe IKSHPK-së për mbrojtjen nga përhapja e Coronavirusit.

    Para kabinetit qeveritar Zemaj,  theksoi se gjatë ditës së sotme do të publikohet edhe manuale për mbrojtjen nga përhapja e Coronavirusit, e që sipas Zemajt do të zbatohet në përpikëri nga të gjitha institucionet, qofshin shtetërore apo ato private.

    Theksojmë se deri më tani kufijtë tokësorë që kanë qenë të hapur janë: Dheu i Bardhë, Vërmicë, Merdare dhe Jarinjë./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar dhe parandaluar një rast kontrabande me mallra të dyshuara si të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, përmes një videoje ka folur për problemet e Ferizajt...
    Lajme17 Korrik 2025
    Mësimdhënësi nga Parisi, deputet i Vetëvendosjes, Nezir Kraki e ka vazhduar edhe nga veturi mllefin, tash edhe ndaj mediave, që raportuan fjalët...
    Të tjera
    Opinione17 Korrik 2025
    Nga: Halil Matoshi Në Kosovë po shkohet kah shpërbamia e rendit kushtetues, ku shteti s’po trajtohet si sovran, por si nji entitet...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi disa marrëveshje të paspecifikuara të ardhshme me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai tha se do ta...
    Vip17 Korrik 2025
    Fermeri i “Ferma Vip 2” Ylli Dreshaj ka zgjedhur që ti përgjigjet ndjekësve të tij duke shuar çdo kureshtje në lidhje me...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer është pyetur se sa do ta ndryshojë lojën marrëveshja e armëve e Donald Trumpit për Ukrainën. Ai...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me veprimet e saj është jashtë kontrollit pasi sipas tij, po e...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Tetë foshnja të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.