
Të dhënat javore të publikuara nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër, që përfshin komunat e Ohrit, Debërcës, Strugës, Vevçanit, Dibrës dhe Qendrës Zhupa, tregon se në periudhën nga 6 deri në 12 qershor në Ohër, janë regjistruar 43 persona me Covid-19 në Ohër, 26 persona nga Struga dhe tre persona nga Dibra.
Që nga fillimi i epidemisë në Ohër, janë regjistruar gjithsej 59 raste të personave me Covid-19.
Në raportin javor është regjistruar edhe viktima e parë në Ohër. Dje pasdite një person nga Ohri, i lindur në vitin 1932, vdiq në spital, dhe analizat konfirmuan se i ndjeri ishte pozitiv në testin për Covid-19.
Maqedoni e Veriut/ 196 raste të reja me COVID-19, ndërrojnë jetë 8 persona