
Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi të punëtorëve të tij në Kazakistan, ku ata shihen duke e bërë shqiponjën me duar. Punën e tyre Pacolli e ka vlerësuar shumë.
Politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli në Facebook’un e tij personal sot ka publikuar fotografi të punëtorëve shqiptarë në Kazakistan. Këta punëtorë punojnë për kompaninë e tij ‘Mabetex’.
Ai gjithashtu ka thënë se punëtorin duhet vlerësuar dhe i ka uruar shëndet në punë.
Më poshtë postimi i plotë i Pacollit.