
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dështuar në implementimin e Pakos Emergjente Fiskale në kohën e pandemisë COVID-19, raporton Front Online.
Deputeti Hoxha në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se kjo Pako ka pasur shumë probleme.
“Koalicioni LVV-LDK edhe pse në formë klandestine në mesnatë e kishte aprovuar buxhetin e Republikës së Kosovës, duke u thirrur në urgjencën e pandemisë atyre nuk iu ra fare ndërmend që në ligjin e buxhetit të ndajnë mjete financiare me të cilat do të ndihmohen bizneset dhe qytetarët, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Ndër të tjera Hoxha ka thënë se për shkak të problemeve me implementim e Pakos Fiskale, shumë qytetarë rrezikojnë të mbesin pa punë.
“Dështuat në implementimin e pakos fiskale. Qeveria e ka kuptuar se pakoja është jo ligjore, dhe ka kërkuar të rishikohet buxheti, kjo është fyerja më e madhe, nga qeveritë e papërgjegjshme”, deklaroi ai./Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/250616529573960/