×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A duhet të shqetësohemi? Mjeku Pipero zbulon pse ka shpërthim të rasteve me coronavirus

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Sot në ditën me numrin më të lartë të rasteve të reja, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u bën apel qytetarëve të jenë të ndërgjegjshëm, pasi virusi vazhdon të qarkullojë edhe pse me virulencë të rënë dhe me transmetueshmëri të ulët.

    Lidhur me numrin e lartë të 42 rasteve në 24 orët e fundit në vendin tonë, mjeku Pipero në një intervistë për ATSH-në thekson se “lehtësimi dhe heqja totalisht e masave kufizuese, shtimi i aktiviteteve ekonomike, hapja e bareve, restoranteve, e hoteleve ka një rol të rëndësishëm dhe në këtë aspekt pritej shtimi i numrit të rasteve pozitivë”.

    “Së dyti, është edhe hapja e aktiviteteve të tjera ekonomike që gjithashtu e shtonte mundësinë për të patur një numër të shtuar. Koincidoi që krahas me hapjen apo me heqjen e masave kufizuese pati edhe protesta, madje edhe mitingje, të cilat gjithashtu shtojnë mundësinë e kontakteve të ekspozimit, si dhe ndikojnë fort në shtimin e rasteve pozitive”, nënvizoi Pipero.

    Një arsye tjetër, vijoi Pipero, është edhe një lloj shkujdesjeje që vërehet tek qytetarët në raport me vizitat në mjedise publike, mbajtjen e maskës dhe ruajtjes së distancës fizike dhe ky është një fakt që nuk duhet neglizhuar.

    Për mjekun Pipero një arsye tjetër është shtimi i rasteve në spitale.

    “Një arsye tjetër, që natyrisht nuk është kryesore, por edhe ajo ndikon, është shtimi i numrit të tamponeve apo analizave, të cilat kryesisht gjurmojnë rastet klinike, por edhe kontaktet e kontakteve. Pra në këtë këndvështrim janë disa indikatorë të rëndësishëm, të cilët na e justifikojnë rritjen e rasteve pozitive”, sqaroi Pipero.

    Rastet pozitivë mua si specialist, shtoi ai, nuk më shqetësojnë, shqetësues është fakti që krahas rritjes së numrave të rasteve pozitive ne kemi edhe numra të shtuar të rasteve të shtruar në spital.

    Sipas tij, është një situatë që duhet të analizohet, por beson që është e përkohshme.

    Duke u përcjellë një apel qytetarëve, mjeku Pipero tha se “duhet të jemi të ndërgjegjshëm që virusi vazhdon të qarkullojë edhe pse me virulencë të rënë dhe me transmetueshmëri të ulët. Ky konstatim klinik nga ana jonë tashmë është në një konstatim dhe evidencë e faktuar edhe me studime nga kolegët tanë nga vende të tjera të botës”.

    Por, shtoi ai, gjithsesi virusi vijon të qarkullojë dhe të prekë jo vetëm moshat e vjetra, por edhe moshat më të reja, ndaj të gjithë qytetarët i këshilloj të vazhdojnë të kenë kujdes si në fillimet e kësaj epidemie në vendin tonë.

    “Në mënyrë që të mos kemi kthim mbrapa në masa shtrënguese. Kujdes do të thotë të ruajmë distancën fizike dhe të vendosim maska në mjedise publike, krahas kujdesit të vazhdueshëm për higjienën e duarve. Kaq mjafton”, – tha Pipero.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.