
Në komunën e Prishtinë aktualisht janë 35 raste aktive me coronavirus. Ndërsa sonte pritet të dalin rezultatet e 100 mostrave të marra gjatë ditës së djeshme.
Kështu ka deklaruar për Front Online drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.
Gashi ka thënë se edhe gjatë ditës së sotme janë marrë 100 mostra tjera, në mesin e tyre 20 fëmijë të dy çerdheve, 9 persona që janë personel të këtyre çerdheve si dhe mostra të tjera të rasteve të kontaktit.
“Dje janë testuar afërsisht 100 persona, janë marrë mostrat e 100 atyre personave. Gjithashtu edhe sot janë marrë mostrat e 100 personave të tjerë. Ne po i presim kryesisht rezultatet e ditës së djeshme se nuk besoj me i përfunduar rastet e sotme. Sot janë testuar afërsisht 20 fëmijë të dy çerdheve në Prishtinë si dhe 9 persona që janë personel të çerdheve si dhe të tjera mostra janë raste të kontaktit që na I ka dërguar IKSHPK-ja”, u shpreh Gashi për Front Online.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës pohoi po ashtu se të hënën janë mbyllur tri çerdhe në kryeqytet për të cilat është urdhëruar që të bëhet dezinfektivimi i plotë i tyre.
Gashi për Front Online tha se pas rezultateve të testeve të fëmijëve dhe personel;it të këtyre çerdheve, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti do të marrë një vendim në lidhje me to. /FrontOnline/
