×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK kërkon ulje të kamatave dhe përkrahje për bizneset nga bankat komerciale

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Problemet e bizneseve me bankat komerciale, e me theks të veçantë gjatë periudhës së pandemisë ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me drejtorin e Shoqatës së Bankave Petrit Balija dhe bashkëpunëtorët.

    Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi theksoi që gjatë periudhës së pandemisë një ndër sfidat kryesore për bizneset ka qenë pamundësia e marrjes së kredive, pasi që bankat komerciale për shkak të pandemisë kanë ndaluar ofrimin e këtij shërbimi dhe njëkohësisht shtyerja e pagesave të kamatave të kredive nuk ka nënkuptuar edhe shtyerjen e interesit.

    Kjo mos shtyerje e interesit ka bërë që të rëndohet biznesi, prandaj Krasniqi theksoi që është mëse e nevojshme që shtyerja e kredive të bëhet edhe për tre muajt në vijim, ndërsa pjesa e interesit të merret përsipër nga shteti duke u subvencionuar.

    Tutje Krasniqi shtoi që duhet të bëhet shtyerja e kredit line për një vit, e jo për tre muaj, të ulet norma e interesit në banka komerciale ashtuqë të rritet mundësia për marrje të kredive, të rritet koha e grejsperiudhës deri në dy vite, dhe njëkohësisht Kosova nëpërmjet BQK-së të aplikoj për lirim të tarifave për Master dhe Visa Card pasiqë të gjitha këto do të lehtësonin funksionimin e bizneseve në vend.

    Nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj shtoi që duhen të ndërmerren masat e nevojshme ashtuqë të unifikohet provizioni në bankat komerciale për këmbim të parave metalike në kartmonedha.

    Ndërsa sekretari i bordit Diamant Elshani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të afërt në mënyrë që bashkarisht të shtyejm përpara proceset në interes të përbashkët.

    Balija konsideroi se Qeveria duhet të ketë prioritet krijimin e Pakos së Rimëkëmbjes dhe për të cilën duhet të diskutohet me të gjitha palët relevante, në mënyrë që të përfshihen interesat e bizneseve.

    Sipas Balija shtyerja e kredive është bërë bazuar në vullnetin e bankave komerciale dhe se në bashkëpunim me BQK-në kanë pezulluar përkohësishtë vendimin përmes së cilit aplikohet kamata ndëshkuese. Ai shtoi që deri më tani janë bërë mbi 65.000 aplikime për shtyerje të kredive, e që në bazë të numrit të aplikantëve jemi shteti me përqindjen më të lartë në BE që kanë bërë një kërkesë të tillë, e gjitha kjo vie si rezultat i gjendjes ekonomike që Kosova në tërësi ka.

    Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Shoqata e Bankave u dakorduan që së bashku të shtyejnë para këto kërkesa të përbashkëta:

    Rritja e kapitalit për garanci kreditore, në minimum prej një fondi 300 milion euro;

    Subvencionimi i normave të interesit nga ana e shtetit;

    Të bëhet kërkesa për Visa dhe Master Card nga BQK në mënyrë që të ulen tarifat, meqenëse i kemi më të lartat në rajon;

    Të investohet në Kleringun e ri në BQK, në mënyrë që pagesat të realizohen më shpejtë dhe të eleminohen mundësitë e mashtrimeve;

    Të sigurohet kapital shtesë për ruajtje të likuiditetit;

    Të miratohet sa më shpejtë Pako fiskale substanciale në mënyrë që të përkrahen bizneset për ruajtje të stabilitetit dhe rimëkëmbje;

    Bankat të kenë mundësi që të i’u lejohen në BQK si kolateral letrat me vlerë të cilat i kanë emetuar;

    Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, sekretari i bordit Diamant Elshani, koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe zyrtarja Mirjeta Shala.

    Kurse, Shoqata e bankave u përfaqësua nga drejtori Petrit Balija dhe koleget Kreshnik Kosumi dhe Blendina Llabjani.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.