
Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi e ka kritikuar qeverinë e tanishme dhe presidentin Hashim Thaçi.
Sipas tij, Kosova ka LVV dhe ka popullin që do ta mbajë dhe do ta shpëtojë nga këta mjeranë që paturpshëm paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa flasin me servilitet dhe nënshtrim duke fyer dinjitetin e çdo votuesi.
“Me urrejtje e propagandë duan të mbulojnë turpin e shembjes së rendit demokratik e kushtetues duke u bërë pjesë e qeverisë Thaçit dhe duke siguruar përfitimet financiare të tyre në kurriz të fukarenjve”.
“Në jemi shumë, në jemi me popullin e populli është me Kosovën, në të gjithë jemi Kosova, dhe askush nuk mund ta ndalë ndryshimin e filluar me 6 tetor, e me 12 qershor do të festojmë ndryshimin”.Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157159397785718