×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka tregon se në cilin rast mund të kthehet Kosova në karantinë

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Mikrobiologu Lul Raka ka këshilluar qytetarët e Kosovës që t’u përmbahen masave të IKSHPK’së, teksa shtoi se rritja e numrit të rasteve ka qenë e pritshme.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se qytetarët duhet të vazhdojnë me zbatimin e masave parandalese.

    “Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja. Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme. Duhet vetëm kujdes i shtuar dhe zbatim i këshillave.”, ka shkruar tutje ai.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Kosovës,

    Jemi në muajin e tretë të përballjes me COVID-19. Rezultatet e deritashme të menaxhimit të suksesshëm të kësaj pandemie kanë qenë kryekëput fryt i vetëdijesimit dhe përgjigjes suaj ndaj këshillave të MSH, IKSHPK dhe profesionistëve shëndetësorë.

    Rritja e numrit të rasteve pas lirimit të masave është e pritshme. Numri i rasteve do të jetë në korrelacion me zbatimin e masave parandaluese nga secili qytetar i Kosovës. Virusi është ende këndej pari dhe do të shfrytëzojë çdo pakujdesi tonën.

    Këshillat i dijmë tashmë të gjithë, por ato janë për t’u zbatuar në praktikë:

    1. Mbani distancën fizike gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!

    2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë (autobus, qendra tregëtare, vende të mbipopulluara me njerëz), vendosni maskat ose mburojat e fytyrës!

    3. Shmangni qëndrimin në brendi të lokaleve që janë përplot me njerëz. Mundësisht, qëndroni në terasa të këtyre lokaleve!

    4. Vazhdoni me higjienën e duarve!

    A mund të mbyllemi prapë nëse rritet numri i rasteve?

    Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja. Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme. Duhet vetëm kujdes i shtuar dhe zbatim i këshillave.

    Nëse rritja e numrit të rasteve të reja shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme është opcion real.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.