
Një person sot është konfirmuar me koronavirus në Komunën e Gjilanit, i cili është rast kontakti me të infektuarit në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili tha se rasti është nën monitorim nga ana e Qendrës Operative për menaxhimin e emergjencave dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Leshtësimi masave nuk nënkupton që është mbyllyr puna me pandeminë, Rasti i fundit dëshmon se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale. Akoma po luftojmë me të panjohurën!”, ka shkruar Haziri.