×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Papa bën thirrje të mos festohet herët fitorja kundër koronavirusit

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Papa Francis të dielën i ka paralajmëruar italianët që të mos ulin mburojën kundër koronavirusit, tash që ka filluar të ulet numri i të infektuarve dhe u ka bërë thirrje që t’i përmbahen rregullave të Qeverisë për distancën sociale dhe po ashtu mbajtje të maskave, shkruan agjencia Reuters.

    Francis, duke iu adresuar disa qindra personave në Sheshin “St. Peter’s” të dielën, ka reaguar ndaj duartrokitjeve që nisën kur ai tha se prezenca e tyre, ndonëse në numër më të vogël, është shenjë se Italia e ka tejkaluar fazën akute të pandemisë.“Bëni kujdes. Mos shpallni fitoren tepër herët”, ka thënë Papa, duke shmangur tekstin e tij të përgatitur.

    Në Itali afro 34 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi, vetëm në SHBA, Britani të Madhe dhe Brazil, janë regjistruar më tepër të vdekur.

    Numri i të vdekurve ka rënë nga afro 1000 në ditë sa ishte në kulmin e pandemisë, në 72 të shtunën. Italia është futur në fazën e zbutjes së masave nga 3 qershori, kur njerëzit janë lejuar të udhëtojnë nëpër rajone brenda vendit.Mirëpo, disa italianë, veçanërisht të rinjtë, nuk i janë përmbajtur rregullave të distancës sociales dhe mbajtjes së maskave në vendet publike. Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e një vale të dytë.

    “Ne ende duhet t’i përmbahemi rregullave. Fal Zotit, ne po lëmë më të keqen pas, por gjithmonë duke iu përmbajtur rregullave që autoritetet kanë përcaktuar”, ka thënë Papa Francis.Ai ka shtuar se asnjëri nuk duhet ta harrojë se koronavirusi po merr shumë jetë në shtetet tjera. Ai ka thënë se ka dëgjuar të premten se në një shtet, një person po vdes çdo minutë nga koronavirusi, duke aluduar në Brazilin.“E tmerrshme”, ka thënë Papa, pa e cekur emrin e shtetit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.