
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen e parë të ekzekutivit, raporton Front Online.
Para kabinetit të tij, ai ka paraqitur prioritetet e Qeverisjes së tij.
Ka thënë se ato do të jene lufta ndaj pandemisë, rimëkëmbja ekonomike dhe marrja e përsipër e dialogut.
“Qeveria e Re ka për obligim t’i japë frymë demokracisë. Duhet të jemi llogaridhënës para pozitës dhe opozitës. Do t’i dalim zot. Duhet të ia nisim nga ekonomia – me rimëkëmbjen ekonomike. Duhet ta kalojmë këtë krizë të paprecedentë. Do t’i kthehemi punës dhe jo retorika së përditshme. Prioritetet tona lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike. Pos tyre, Sundimi i ligjit, marrja përsipër e dialogut. Të krijojmë kapacitete në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe fusha tjera. Pres bashkëpunim nga ju”, u shpreh ai./Front Online/

https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/287255735741480/