×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kryetari i Transportit Rrugor: Turp çka po ndodh në kufirin me Shqipërinë

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Kolona të gjatë janë tash gjatë tërë ditës në pikën kufitare në Vërmicë, ku qytetarët nga të dy anët kanë vërshuar të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë, pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës që ta hapen kufijtë tokësorë.

    Por, për shkak të menaxhimit jo të mirë të pikës kufitare nga ana e Kosovës, janë krijuar kolona deri në tre kilometra të shtetasve shqiptarë, të cilët kanë mësyer Kosovën.

    Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, e ka quajtur të turpshme atë që po ndodh në kufi, ngase, sipas tij, qytetarët e Shqipërisë, nuk po lejohen të futen në Kosovë.

    Për shkak të kësaj, ata janë detyruar të kthehen mbrapsht në Shqipëri.

    “Qytetarët e Shqiperisë nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë. Qytetarët e të dy vendeve nuk i ka ndalur as lutfa, e nuk mund t’i ndajë askush”, ka thënë Kurtishaj në një pronocim për Scanner.

    Ai ka thënë se kufiri ështeëi bllokuar dhe kolona kalon në 3 km, ndërsa, sipas tij, është vetëm një doktor, që kryn procedurat e ekzaminimit shëndetësor nga ana e Kosovës.

    Po ashtu, sipas tij, Qeveria në detyrë, po kërkon masa strikt të mbahen nga operatorët e transportit rrugor, ndërkohë që këto masa nuk kanë vlejtë javën e kaluar kur u organizuan test protesta në shesh.

    “Operatorët e udhëtareve janë obliguar të zbatojnë distancën sociale, 50 per qind e shfrytëzimir të kapacitetit të aubotusit”, ka thënë Kurtishaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.