
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, është deklaruar edhe njëherë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të presidentit Hashim Thaçi.
Ajo ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po tenton vazhdimisht që të sulmojë Lëvizjen Vetëvendosje, raporton “Front Online”.
Poashtu Nagavci ka thënë që presidenti Thaçi është duke tentuar që ta krijojë Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve.
“Pse gjithë ky zell i Presidentit Thaçi për të sulmuar LV! dhe për të krijuar një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve? A beson dikush se Qeveria që po tentohet të krijohet nga humbësit e zgjedhjeve të fundit, pra nga LDK, AAK, NISMA, Lista Sërpska, do të krijohet për të luftuar krimin e korrupsionet, për të bërë ç’kapjen e institucioneve, për të zhvilluar vendin?”, ka shkruar Nagavci në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë i saj: