×
  • Lajme
  • Lajme

    Mostra të reja pritet të testohen në Vushtrri pas 8 rasteve të mbrëmshme

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Vetëm gjatë natës së djeshme në Komunën e Vushtrrisë janë raportuar 8 raste të reja të infektimit me Coronavirus, duke e çuar në 31 numrin e rasteve aktive nga 55 sa ishin të raportuara gjithsej që nga përhapja e pandemisë.

    Kështu ka deklaruar për Front Online kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

    Ai ka thënë se pas konfirmimit të këtyre rasteve janë identifikuar edhe kontaktet e këtyre personave. Tahiri ka konfirmuar se mostrat e tyre janë dërguar për testim.

    “Të gjitha janë raste kontakti. Të gjitha rastet tjera të kontaktit janë identifikuar dhe janë në vetizolim. Janë marrë mostrat e tyre dhe do të testohen”, tha Tahiri për Front Online.

    Të gjithë pacientët e infektuar me Coronavirus nga Komuna e Vushtrrisë, sipas Tahirit janë në vetizolim përveç një pacienti i cili është duke marrë trajtim në Klinikën Infektive në QKUK.

    “Gjendja e tyre është stabile, të gjithë pacientët janë në vetizolim në shtëpi, përveç njërit pacientë që ndodhet në Klinikën Infektive për të marrë trajtimin e duhur”, deklaroi më tutje Tahiri për Front Online.

    Në ndërkohë mbrëmë është bërë e ditur që të 8 rastet e konfirmuara me Coronavirus, ishin raste kontakti.

    Tahiri mbrëmë ka konfirmuar se personi i cili doli pozitiv ditën e shtunë kishte frekuentuar tri ordinanca private, por të njëjtat nuk e kanë rekomanduar për testim për Covid-19, ani pse ka pasur shenja.

    Nga ai rast kanë dalur edhe 8 të infektuar me Coronavirus, teksa sot janë marr edhe disa mostra të reja për testim. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.