×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi tregon se cilat tema duhet trajtuar me prioritet në dialogun Kosovë- Serbi

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi, ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyll të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve.

    Por, ai ka veçuar disa tema, të cilat, sipas tij, duhet trajtuar me prioritet.Ndër të tjera ai ka përmendur ndriçimi e fatit të mbi 1600 civilëve të vrarë nga forcat serbe, për të cilët edhe pas më shumë se dy dekada shteti serb vazhdon me logjikën e fshehjes së gjurmëve të krimit të gjenocidit!

    Postimi i plotë i Sherifit:Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak ka deklaruar se “Marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të përmbyll të gjitha çështjet e hapura”.Pa dyshim që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyll të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, në mes tyre më të rëndësishmet që duhet trajtuar me prioritet të lartë janë:

    1. Ndriçimi i fatit të mbi 1600 civilëve të vrarë nga forcat serbe, për të cilët edhe pas më shumë se dy dekada shteti serb vazhdon me logjikën e fshehjes së gjurmëve të krimit të gjenocidit!2. Bashkëpunimi i Serbisë për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që zbatuan dhunën seksuale si formë të gjenocidit ndaj mbi 20 mijë femrave shqiptare.3. Bashkëpunimi i Serbisë për të dëmshpërblyer viktimat e gjenocidit dhe riparimin e dëmeve të luftës.4. Bashkëpunimi i Serbisë për t’ia kthyer Kosovës pasurinë dhe fondet e plaçkitura!SHBA dhe BE duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se e ashtuquajtura fazë e fundit e dialogut, parim kryesor do të ketë njohjen e shtetit të Kosovës nga shteti i Serbisë. Edhe më herët është provuar të zgjidhen “çështjet e hapura” duke e lënë anash njohjen reciproke si çështje kryesore të hapur mes dy vendeve por siç e dimë pa sukses.Prandaj, vetëm njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia do t’i hapë rrugë zgjidhjes të të gjitha çështjeve tjera të hapura mes dy shteteve. Rrugët tjera çojnë në drejtime të gabuara, ato jo vetëm që nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e “çështjeve të hapura” mes dy vendeve por krijon hapsirë per hapjen e “çëshjeve të mbyllura”!

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.