
Sonte, në vendin tonë nuk ka rezultuar asnjë rast me COVID-19, e deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri i ka falenderuar të gjithë ata që po kontribojnë që të dalim nga kjo situatë e pandemisë, e sidomos qytetarët.
Në një shkrim në rrjete sociale, Haziri thotë se përkundër që sot festa e Bajramit nuk u festua si zakonisht, lajmi i mirë është që nuk kishte asnjë rast të prekur me COVID-19.Në reagimin e tij, deputeti Haziri, shton se bashkë do ia dalim – bashkë do festojmë për shumë festa të radhës!
Shkrimi i plotë nga Fitim Haziri:
https://www.facebook.com/Dr.FitimHaziri/posts/3501388276556713