×
  • Lajme
  • Lajme

    Me fjalët e profetit Muhamed, Haziri kërkon nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për Bajram

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, e cila është nëser (e diel).

    Haziri në këtë urim ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë vetëm me familjet e tyre dhe të shmangin vizitat, shkruan lajmi.net.

    “Meqë jemi në kohë pandemie Covid-19, ju lutem shumë që të festoni vetëm me familjet tuaja dhe ta merrni shembullin e profetit Muhamed i cili në raste të tilla infeksioni ka thënë: “Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi të murtajës në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni”, citohet të ketë thënë Haziri.

    Mesazhi i plotë:

    Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,

    Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Europë, Amerikë e në botë,

    I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,

    Të nderuar imamë të xhamive të komunës sonë,

    Më lejoni që t’ju urojë festën e Fitër Bajramit me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe mundin tuaj, duke u bërë shembull i solodaritetit me të uriturit, të varfërit dhe ata që sfidohen në jetë.

    Është obligim dhe zotim i këtij muaji që po e mbyllim që lutjet dhe solidariteti të vazhdojë për cdo familje. Ne e kemi për obligim qytetar e njerëzor ndaj vetës, familjes dhe ndaj Zotit, që çdokujt t’i ofrojmë sofër të bollshme, mundësi pune e jete të barabart për të gjithë.

    Meqë jemi në kohë pandemie Covid-19, ju lutem shumë që të festoni vetëm me familjet tuaja dhe ta merrni shembullin e profetit Muhamed i cili në raste të tilla infeksioni ka thënë: “Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi të murtajës në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni.

    Urime Fitër Bajramin dhe e lusim Zotin që Bajramin tjetër ta festojmë si i ka hije!

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.