×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Votat për Qeverinë Hoti të sigurta, LVV po bën presion ndaj Gjykatës Kushtetuese

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e bindur se tashmë janë siguruar votat e mjaftueshme për Qeverinë Hoti, dhe se formimi i Qeverisë së re do të ndodhë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin pohoi se votat janë të sigurta nga partitë të cilat tashmë LDK ka bërë marrëveshje.

    “Votat i kemi të sigurta nga subjektet politike që kemi bërë marrëveshje, ndërsa formimi i Qeverisë Hoti do të procedohet në Kuvend pas akt vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

    Kurse sa i përket vendimit që duhet të marrë Gjykata Kushtetuese për mandatarin për formimin e Qeverisë, Lekaj pohoi se Lëvizja Vetëvendosje është dukë bërë shumë presion.

    “Lëvizja Vetëvendosje me veprimet e veta sidomos kabineti qeveritar janë duke bërë shumë presion, derisa vetë ministrja e Drejtësisë, nuk ka pohuar që do të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo është e dëmshme për vendin dhe sistemin demokratik”, shtoi më tej Lekaj.

    Vlen të ceket që sipas marrëveshjes që kanë arritur LDK dhe AAK, kësaj të fundit i takojnë katër ministri në Qeverinë e ardhshme, e po ashtu AAK do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë.

    AAK pasi kishte arritur marrëveshje me LDK-në, kishte bërë publike edhe emrat e të propozuarve për ministër.

    AAK për zëvendëskryeministër ka të propozuar Besnik Tahirin, Meliza Haradinaj për ministre të Punëve të Jashtme, Selim Selimi për ministër të Drejtësisë, Blerim Kuçi për ministër të Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika për ministër të Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.