×
  • Kronika
  • Kronika

    8 qendra masazhi të hapura, 35 të arrestuar në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Policia e Kosovës ka gjetur të hapura tetë lokale që ofrojnë shërbime për masazh, e të cilat funksiononin përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në kohë pandemie.

    Sipas një njoftimi nga Policia, operacioni policor u zhvillua në Prishtinë, Ferizaj e Prizren të mërkurën në mbrëmje.

    Policia ka njoftuar se në këto tri qytete ka gjetur 35 persona, ndaj të cilëve ka marrë masa.

    Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente në Prishtinë janë kontrolluar 14 lokacione. Prej tyre gjashtë kanë qenë të hapura, e ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore, ka bërë të ditur Policia.

    Në Ferizaj janë kontrolluar tri lokacione, që ishin të mbyllura, përderisa është kontrolluar ehe një restorant, ku s’është vënë re ndonjë dyshim.

    Në Prizren dy nga katër lokacionet e kontrolluara ishin të hapura. Aty janë gjetur 12 persona.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.