
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi ka thënë se dje janë testuar rreth 45 persona të cilët kanë rezultuar negativ në Prishtinë.
Gashi në një intervistë për RTV Dukagjini, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të infektuarve që po trajtohen në Klinikë Infektive.
“ Deri më tani në Komunën e Prishtinës janë konfirmuar pozitiv 84 raste në Prishtinë, kurse janë 67 të shëruar dhe 15 raste janë aktive.Rastet e datës 8, 2 rastet e strira në Klinkën Infektive kanë gjendje të mirë shëndetsore dhe 13 raste të tjera janë duke u trajtuar në shtëpi edhe pse janë konfirmuar më covid 19 pozitiv nuk kanë simptoma, apo ndonjë simptom që do të na detyronte ose do të kërkonim ndihmë mjekësore për tu dërguar në Klinikën Infektive dhe vazhdojnë që të trajtohen në shtëpi, aktualisht të kontaktuar nga Komuna e Prishtinës dhe Shtabet Emergjente në baza ditore” , ka shtuar ai