×
  • Kronika
  • Kronika

    8 personave u caktohet nga një muaj paraburgim, dyshohet se kryen veprën ‘Lëndim i rëndë trupor’

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.S., L.J., A.S., E.H., R.K., M.H., A.K. dhe G.H. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par. 1 nën par. 1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, raporton “Front Online”.

    Në njoftim thuhet se Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së kundër tetë të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

    Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tyre, po ashtu të njëjtit mund të fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit, në bashkëpjesëmarrësit dhe dëshmitarët tjerë eventual, si dhe nëse do të jenë në liri të njëjtit mund të përsërisin veprën penale ose të kryejnë vepra të ngjashme penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.