×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tha se koronavirusi është mashtrim, por ndërron mendje kur përfundoi i infektuar në spital

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Një burrë që pretendonte se koronavirusi është një gënjeshtër, duket se ka ndryshuar mendje pasi është shtruar me urgjencë në spital prej sëmundjes.

    Brian Hitchens pretendonte më parë se pandemia nuk është e vërtetë duke thënë se “Zoti është më i madh se ky virus mund të jetë ndonjëherë”.

    Por tani që shoferi i taksisë dhe gruaja e tij janë shtruar në spital, ata nxisin të tjerët ta marrin seriozisht pandeminë. Brian tha për mediat : “Unë mendoja se ndoshta qeveria po sajonte diçka, se ndoshta kishin hedhur diçka për të na marrë mendjen”.

    Në prill ai hidhte poshtë pandeminë e koronavirusit në mediat sociale, megjithse mijëra njerëz po vdisnin në SHBA. Ai shkruante: “Unë zgjohem në mëngjes, lutem dhe besoj te Zoti për mbrojtje, dhe vetëm kaq. Kjo e maskave dhe dorezave është vetëm një histeri”.

    Brian thotë tashmë se nuk dëshiron që askush të kalojë atë që kaloi ai, teksa po rekuperohet në klinikën e Palm Beach Gardens. Ai dhe e shoqja kanë marrë frymë me ndihmën e ventiluesit për tre javë.

    Çifti ende nuk e kanë takuar njëri-tjetrin dhe Brian thotë se nuk e di se kur do të dalë nga spitali. “Kjo nuk ishte një taktikë frikësimi e përdorur nga dikush. Nuk ishte diçka e sajuar, ishte një virus i vërtetë që duhet ta marrim seriozisht”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.