×
  • Kronika
  • Kronika

    Tetë raste të dhunës në familje në vetëm 24 orët e fundit në Kosovë

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur rastet e fundit të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

    Sipas këtij raporti, vetëm dje në gjithë vendin kanë ndodhur gjithsej tetë raste të dhunës në familje.

    Në kryeqytet siç është bërë e ditur në këtë raport kanë ndodhur tri raste.

    Në rastin e raportuar tek Polica e Kosovës rreth orës 19:30, burri i cili u arrestua nga PK-ja kishte kanosur dhe ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

    Një rast tjetër i dhunës në familje në Prishtinë ka ndodhur dje rreth orës 15:30, ku pas arrestimit me vendimin e prokurorit personi në fjalë është dërguar në mbajtje pasi e kishte dhunuar bashkëshorten e tij.

    Rasti i tretë në kryeqytetin e Kosovës, ku u sulmua fizikisht një femër ka ndodhur dje rreth orës 23:55. Personi i dyshuar nga ky rast është dërguar në mbajtje.

    Pas mosmarrëveshjes në çift në raportin e Policisë së Kosovës raportohet edhe për një rast tjetër të dhunës në familje në qytetin e Podujevës.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

    Policia e Kosovës dje poashtu ka arrestuar edhe një person në Rahovec i cili fillimisht kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe anëtaret e tjerë të familjes.

    Në Fushë-Kosovë janë arrestuar burrë dhe grua.

    Pas mosmarrëveshjes mes vete burrë dhe grua janë përleshur me ç’rast, e dyshuara e ka goditur burrin e saj duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Ngjarja siç raporton Policia e Kosovës ka ndodhur dje rreth orës 12:45.

    “Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, e dyshuara femër kosovare e ka sulmuar të dyshuarin mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Dy të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas, në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si me lartë dhe dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim, përcjell Zeri.info.

    Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë ku një zyrtar policor është arrestuar për ushtrimin e dhunës ndaj bashkëshortes së tij,

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar –zyrtar policor pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij femër/kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar IPK të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave i dyshuari është liruar”, thuhet në raport.

    Në anën tjetër, një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Prizren ku një i dyshuar e ka goditur me thikë viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Ngjarja ka ndodhur në mesditë ku edhe është bërë ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.