×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 200 mjekë vullnetarë nga Kosova, presin lejen e Qeverisë që t’i dalin në ndihmë Luginës së Preshevës, në luftën ndaj COVID-19

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Mbi 200 mjekë vullnetarë nga Kosova janë paraqitur për të shkuar në Luginën e Preshevës për të monitoruar situatën e krijuar nga COVID-19 në këtë territor të Republikës së Serbisë ku jetojnë shqiptarët.

    Për Telegrafin ka deklaruar se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje në kërkesën që i kanë drejtuar Qeverisë së Kosovës për t’i lejuar mjekët kosovarë të shkojnë në Luginën e Preshevës për ta monitoruar gjendjen atje.

    Syla tha se kjo kërkesë nuk ka të bëj asgjë me politikën, ndërsa theksoi se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të lironte edhe mjekët nga Kosova të shkojnë në atë pjesë ku jetojnë shqiptarët, meqë kanë ndërmjetësuar që mjekët nga Serbia të hyjnë në territorin e Kosovës.

    “Deri në këto momente ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje, as nga kryeministri, as nga ministri i shëndetësisë dhe as nga ministri i Punëve të Jashtme. Duhet me kuptu që kjo nuk është kërkesë politike, është një kërkesë solidare, humanitare e bazuar në konventat ndërkombëtare, të Vjenës dhe konventa tjera e cila përkon me situatën aktuale. Pra, pandemia është një luftë biologjike ku nuk njihen kufijtë dhe nuk ka dualizëm kombëtar. Në këtë kontest, nëse bashkësia ndërkombëtare është dashamirëse, atëherë siç ia ka leju mjekëve, apo ka ndërmjetësu që mjekët nga Serbia të vijnë në Kosovë, duhet tu lirojë edhe mjekëve nga Kosova të shkojnë në trojet shqiptare në Luginën e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit. Këtu nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi unë konsideroj se me aktin që kam ba ne si Federatë, kontribuojmë në marrëdhëniet e mira në të ardhmen mes Kosovës e Serbisë, duke e njoftë shtetin reciprok”, tha Syla.

    Syla po ashtu bëri të ditur se kërkesa e tyre nuk ka të bëj asgjë me politiken, përkundrazi edhe nëse ju lejohet që të shkojnë atje, ata nuk kanë për qëllim të takojnë politikanët, por vetëm institucionet shëndetësore dhe qytetarët.

    “Partitë politike dhe figurat politike atje i udhëheqin politikat, ne po flasim për shëndetësi dhe nuk pretendojmë të shkojmë e të takohemi me organe politike, ne pretendojmë që të shkojmë me punëtorët shëndetësor dhe popullatën. Nëse më lejohet do të shkojë të takoj institucionet shëndetësore vetëm dhe popullatën, jo parti politike”, tha Syla.

    Në mënyrë që gjithçka të jetë e qartë dhe të mos ngatërrohet me politikën, në krye të këtij delegacioni si vullnetar është paraqitur vet Syla, i cili deri më sot tha se numërojnë mbi 200 vullnetarë të gatshëm për t’iu bashkuar këtij misioni.

    “Unë për shkak të depolitizimit do të shkojë dhe jam gati të shkoj i pari për ta udhëheq, nuk është patriotizëm, por arsyeja pse kam kërku me udhëheqë këtë delegacion është vetëm me ju ik partive politike dhe ngjyrimeve politike. Sindikata nuk ka politikë, andaj si e tillë Blerim Syla si kryetar i Sindikatës do ta udhëheq delegacionin dhe sa për informatë janë tashmë mbi 200 vullnetarë që janë paraqit”, tha kryetari i FSSHK-së për Telegrafin.

    Mbrëmjen e së mërkurës, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pas lejimit të ardhjes së punëtorëve shëndetësorë nga Serbia për të monitoruar situatën me COVID-19 në komunat e banuara me serbë në Kosovë, kërkon që e njëjta gjë t’u lejohet punëtorëve shëndetësorë nga Kosova që t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

    Në një letër dërguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca dhe atij të Shëndetësisë Arben Vitia, FSSHK thotë se për një gjë të tillë janë ofruar vullnetarë duke u nisur nga vetë kryetari i kësaj federate Blerim Syla.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.