
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu në mbledhjen e qeverisë në detyrë, me rastin e 100 ditëshit të punës së saj, ka thënë se koncept dokumenti për pasurinë e pa justifikueshme, ka ndaluar krimin dhe korrupsionin, raporton Front Onlile.
Sipas ministres në detyrë gjatë kohës së pandemisë kanë qenë të raportuara rreth 350 raste të dhunës në familje.
“Kemi hartuar koncept dokumentin për pasurinë e pa justifikueshme dhe konsiderojmë pakoja ligjore ka mundësuar që të kufizohet krimi dhe korrupsioni dhe në fund të muajit maj do të publikohet. Po ashtu edhe ekipin për zbardhjen e krimeve në Kosovë. Po ashtu ka pasur zhvillime pozitive edhe me shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kemi adresuar shumë çështje që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe jemi mekanizëm koordinues dhe gjatë kësaj kohë kemi pasur afër 350 raste të dhunës në familje të cilat kanë qenë të raportuara”, ka thënë Haxhiu./Front Online/