×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK’së: Nga sot, për çdo rast të ri me Covid-19 përgjegjës do të jenë Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Shpend Ahmeti

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas asaj që u quajt provë për protestë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Bytyçi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se “nga sot, për çdo rast të shtuar me covid19 në Prishtinë përgjegjës direkt të shpërndarjes së virusit duhet të mbahen Albin Kurti, Xhelal Sfeçla dhe Shpend Ahmeti që lejuan grumbullimin e qytetarëve në shesh në kohë pandemie”.

    Shkrimi i plotë i Bytyçit:

    Sot, një grup i madh i militantëve të VV-së i kanë shkelur rregullat që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve nëpër hapësirat publike si dhe grumbullimin e tyre në kohë pandemie.

    Ata po ashtu kanë shkelur rregullat e qeverisë së shkarkuar Kurti që ua kufizon orarin e lëvizjes me numër letërnjoftimi.

    E gjitha kjo, jo për të testuar skenarin e tyre, por për të stimuluar militantët tjerë për të dalë e “protestuar” për arsyen që siç duket as vetë organizatori nuk e ka të qartë.

    Ajo që më çudit është se kush ua dha lejen këtyre “qytetarëve” protestues që të shkelin ligjin.

    Për çudi, kryetari i Prishtinës nuk ka asnjë reagim e kryeministri i vetizoluar nga e gjithë bota demokratike dhe nga gjithë spektri politik në Kosovë vazhdon intrigat në dëm të Kosovës.

    Nga sot, për çdo rast të shtuar me covid19 në Prishtinë përgjegjës direkt të shpërndarjes së virusit duhet të mbahen Albin Kurti, Xhelal Sfeçla dhe Shpend Ahmeti që lejuan grumbullimin e qytetarëve në shesh në kohë pandemie.

    Për interesa të tyre, këta janë të gatshëm të rrezikojnë dhe sakrifikojnë disiplinën dhe luftën e qytetarëve të Kosovës kundër pandemisë.

    Protestë në kohë pandemie, prishje të koalicionit qeverisës në kohë pandemie dhe lojëra politike në kohë pandemie, tregojnë më së miri që LVV-ja edhe duke qenë në pushtet asnjëherë nuk u mësua që të respektojë dhe të zbatojë ligjet dhe vendimet institucionale, për ironi, vet i kishin miratuar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.