×
  • Lajme
  • Lajme

    Loci: Rasti i fundit i raportuar në Pejë me COVID-19, person që ka qenë në izolim prej dy javësh

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se gjendja në këtë komunë sa i përket COVID-19 po shkon drejt normalizimit.

    Loci për RTV Dukagjini ka thënë se rasti që mbrëmë ka dalë pozitiv në Komunën e Pejës ka qenë një person i izoluar prej dy javësh dhe ai nuk përbën ndonjë burim të ri infeksioni.

    “Nuk ka shqetësime pasi ky person nuk ka mundur të ketë kontakte dhe ai është i izoluar prej dy javësh. Ai kontakte mund të ketë pasur vetëm me familjarët që edhe ata janë të izoluar”, tha ai.

    Duke folur për rastet aktive në Pejë, Loci thotë se gjendje e tyre shëndetësore është e mirë dhe në raste të caktuara u shfaqen simptoma.

    “Vlen të theksohet se shumica e tyre janë në trajtim shtëpiak”.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se numri i të shëruarve në këtë komunë tashmë e ka kaluar atë të infektuarve.

    “Shumica e të prekurve të përgjithshëm në Pejë tashmë konsiderohen të shëruar dhe ata që janë ende të prekur me COVID-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

    Loci u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga grumbullimi në masa dhe të respektojnë edhe rregullat tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.