×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Haki Rugova, ja kur pritet të formohet qeveria e re!

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Një ankesë e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje për dekretin e presidentit, e vonoi formimin e qeverisë së re, e përbërë nga LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet,

    Gjykata Kushtetuse pezulloi përkohësisht vendimin e presidentit, andaj në një situatë të tillë, koalicionit të ri, i’u pamundësua dërgimi i kabinetit të ri qeveritar në Kuvendin e Kosovës për votim.

    Por si duket koha për formimin e qeverisë së re nuk do të zgjatë shumë.

    Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, thotë për GazetaBlic, se formimi i qeverisë pritet menjëherë pas 29 majit, duke thënë se beson që Kushtetuesja do të vendosë në favorin e LDK-së.

    “Çfarë vendmi do të jetë i Kushtetuses nuk e di ne po e presim rezultatin, deri pas 29 majit dhe besoj që pas kësaj date pritet edhe formimi i qeverisë”, tha Rugova.

    Tutje Rugova thotë se partitë tjera të koalicionit nuk mund të mbijetojnë pa LDK-në, duke pasur parasyshë kështu besimin që këta të fundit e kanë marrë më 6 tetor, përmes votave të qytetarëve.

    Ai tutje e pranon se qeveria e re do të varet nga Kushtetuesja.“Ky koalicion nuk mundet me mbijetu pa ne ndërsa , qeveria e re varet prej Kushtetuses”.Gjykata Kushtetuese e Kosovës nëpërmjet një vendimi ka bërë të ditur se e ka pezulluar dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Kosovës si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re.

    Kjo masë e pezullimit është në fuqi deri më 29 maj dhe rrjedhimisht këtë të shtunë nuk do të ketë seancë për votimin e qeverisë së re, siç e patën kërkuar 61 deputetë të koalicionit të ri qeveritar të kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje njëkohësisht kërkoi nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për çka Gjykata i dha të drejtë.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, menjëherë pas pezullimit të përkohshëm të dekretit të tij pati thënë se do ta respektojë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe u bëri thirrje partive politike që të sillen me maturi ndaj Kushtetutës së Kosovës.“Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim.

    Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.Edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka deklaruar para shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese se partia e tij do të respektojë çdo vendim që merr Kushtetuesja për këtë çështje.

    “Në qoftë se merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese ne nuk do të lëvizim në Kuvend fare, por do ta presim që ajo ta marrë vendimin përfundimtar, ne nuk do ta shkelim asnjë rast as një procedurë të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Mustafa.Kryeministri i qeverisë së Kosovës në detyrë, Albin Kurti kishte deklaruar se vendosja e masës së përkohshme, është në interesin publik“Qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë”, ka deklaruar Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.