
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar 14 raste të reja ma coronavirus në Kosovë.
Sipas njoftimit 9 raste janë nga komuna e Gjilanit, 2 raste nga Prizreni dhe nga 1 rast në Pejë, Vushtrri dhe Prishtinë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve aktualisht është 884.